Progresi i projektit “ADDUPT”: Forcimi i lidhjeve ndërmjet AFP-së dhe sektorit të gjelbër

Progresi i projektit “ADDUPT”: Forcimi i lidhjeve ndërmjet AFP-së dhe sektorit të gjelbër

Takimi i sotëm për projektin “ADDUPT”, pjesë e programit “Erasmus”, në të cilin Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është partner zbatues, nisi me prezantimin e agjendës dhe pikat kryesore që do të diskutoheshin, si:

  • Menaxhimi dhe koordinimi i projektit. Sigurimi i progresit dhe përmbushja e qëllimeve në mënyrë efikase.
  • Përforcimi i lidhjes midis AFP-së dhe tregut të punës. Plotësimi i hapave me synim përafrimin e arsimit profesional me nevojat e tregut.
  • Takimi i ardhshëm i projektit, i cili është planifikuar të zhvillohet në Qipro, ku do të vlerësohet përparimi dhe do të planifikohen hapat e ardhshëm që do të ndiqen.

Fokusi i këtij projekti është zhvillimi i qasjeve pedagogjike dhe aftësive dixhitale të mësuesve e trajnerëve të Arsimit të Formimit Profesional për t’i mundësuar atyre të zhvillojnë kapacitetet dhe kurrikulat që korrespondojnë me nevojat e sektorit të gjelbër, duke adresuar kështu qëndrueshmërinë mjedisore dhe transformimin dixhital.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.