Panairi “Shpresë dhe Besim Biznesit Shqiptar”. Flet kryetari DHTI z.JAKA
Në situatën post COVID -19, më shumë se kurrë biznesi shqiptar ka nevojë për shpresë dhe besim. Prandaj DHTI-Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, organizojnë këtë panair tregtar nga data 10-14 qershor 2020, në sheshin Skëndërbej duke e quajtur “ Shpresë dhe Besim për biznesin Shqiptar”.
Në këtë panair bizneset do të kenë mundësi të promovojnë dhe të shesin produktet e tyre për konsumatorin shqiptar.
Janë mbi 40 kompani që kanë ngritur stendat e tyre, kryesisht nga sektori i ushqimeve dhe produkteve të bulmetit, të pijeve alkolike dhe lengje frutash, pularisë, depo farmaceutike, sektori i artizanatit etj.
DHTI- Tiranë e konsideron këtë aktivitet një ngjarje të rëndësishme, pasi kur ende nuk ka ikur COVID-19, sipërmarrja që është motorri i ekonomisë synon të sjellë për konsumatorin shqiptar produktet dhe njekohësisht modelin më të mirë të sjelljes së biznesit për situatën që po kalojmë.
Në katër ditet e panairit do të ketë aktivitete të ndryshme ;muzike live, performancë që do të tërheqin qytetarët që të bëhen pjesë e këtij eventi.
Panairi do të jetë i hapur nga ora 9:00- 21:00
Jeni të mirëpritur!