NJOFTIM PËR SHTYP

DynaMob 2.0

NJOFTIM PËR SHTYP

Lëvizshmëria është lëvizja me qëllim plotësimin e nevojave të përditshme si dhe të tjera si eksplorim, argëtim dhe rekreacion. Ndihmon në krijimin e një mjedisi tërheqës për qytetarët dhe turistët përmes teknologjive efikase dhe përmirësimit të infrastrukturës.

Në këtë kontekst, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, po implementon në kuadër të Programit Trilateral (Itali-Shqipëri-Mali i Zi), projektin MOBILITETI Dinamik 2.0 (#DynaMob 2.0), i cili ka si synim promovimin e formave të transportit miqësore me mjedisin. Ky projekt është i fokusuar në përmirësimin e sistemit të shkëmbimit të biçikletave elektrike dhe shkëmbimit të makinave si dhe infrastrukturës publike (pikat për furnizimin e automjeteve me energji elektrike) në territorin e bashkisë. Projekti do të kontribuojë gjithashtu në promovimin e rrjetit mes bashkive dhe administratës publike me qëllim shqyrtimin e politikave të lëvizjes dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mobilitetin e qëndrueshëm, dinamik, të zgjuar dhe të gjelbër.

Aktiviteti i radhës në kuadër të projektit, ishte Workshopi për mobilitetin e qëndrueshëm dhe të zgjuar i cili u zhvillua më 27 Dhjetor 2018 në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, duke mbledhur bashkë aktorë të ndryshëm me interesa të përbashkëta në mobilitet dhe transport dhe në tema të ngjashme. Pjesëmarrës në workshop ishin përfaqësues nga Bashkia e Tiranës (organet e transportit, turizmit, projekteve), shoqatat e lëvizjes me biçikleta, përdorues biçiklete etj.

Qëllimi i workshopit ishte prezantimi i projektit, praktikave të mira dhe shkëmbimi i ideve si dhe marrja e mendimeve dhe sugjerimeve/rekomandimeve për zbatimin e suksesshëm të projektit.

Folësit kryesorë ishin stafi i projektit të Dhomës, përfaqësues nga bashkia dhe të tjerë të cilët ndanë nismat përkatëse të ndërmarra në Tiranë (projektet e mobilitetit, sistemet e shkëmbimit të biçikletave, veprimet për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut, kushtet e infrastrukturës etj.).

Përveç fjalës së folësve kryesorë, workshop u shoqërua me pyetje nga pjesëmarrësit, shkëmbim  mendimesh, vizioni dhe pritshmërish, dhënie sugjerimesh/rekomandimesh mbi veprimet e mundshme në kuadër të zbatimit të projektit,.

Këtu në link gjenden:

Personat e interesuar për projektin mund të kontaktojnë Koordinatoren e Projektit

znj. Elida Boshnjaku: elida_boshnjaku@cci.al

Çdo përditësim dhe zhvillim tjetër në kuadër projekti do e postojmë në këtë faqe.

 

Share this post