Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes DHTIT dhe shkollës profesionale “Shën Jozefi Punëtor”

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes DHTIT dhe shkollës profesionale “Shën Jozefi Punëtor”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkroi ditën e premte, datë 23.06.2023, marrëveshjen e bashkëpunimit me Shkollën Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, Rrëshen, për periudhën trevjeçare 2023-2025.

Ky hap u ndërmor në kuadër të Projektit “Partneriteti për Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri”.

Marrëveshja, e cila u firmos nga Kryetari i DHTIT, z.Nikolin Jaka dhe Drejtori i SHJP-së, z.Michele Leovino, pranë ambienteve të Shkollës Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, ka në fokus nxitjen e trajnimeve profesionale për të përmirësuar mundësitë e punësimit jo vetëm për maturantët, por edhe për sipërmarrjet që duan të investojnë në kualifikimin profesional të stafeve të tyre.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u krye gjatë ceremonisë së diplomimit dhe certifikimit të maturantëve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Jaka shprehu gatishmërinë e DHTIT për t’iu ofruar mbështetje dhe mundësi të gjithë të diplomuarëve për të pasur qasje sa më konkrete në tregun e punës.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.