Mbyllet panairi tregtar post Covid 19 “Shpresë dhe Besim për biznesin Shqiptar”

Mbyllet panairi tregtar post Covid 19 “Shpresë dhe Besim për biznesin Shqiptar”

Mbyllet panairi tregtar post Covid 19 “Shpresë dhe Besim për biznesin Shqiptar”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, organizuan panairin tregtar “Shpresë dhe Besim për biznesin Shqiptar”, nga data 10-14 qershor 2020, në sheshin Skëndërbej.

Në këtë panair bizneset patën mundësi të promovojnë dhe të shesin produktet e tyre për konsumatorin shqiptar duke ofruar gjithashtu argëtim dhe atmosferë festive për çdo moshë.

Mbi 40 kompani pjesëmarrëse ngritën stendat e tyre, kryesisht nga sektori agroushqimor, të pijeve alkolike dhe lengje frutash, pularisë, depo farmaceutike, sektori i artizanatit etj.

Ky aktivitet u konsiderua si një ngjarje e rëndësishme, dhe u prit mjaft mire si nga biznesi dhe nga konsumatori I cili u bë pjesë e tij duke vizituar stendat e panairit për 5-se ditë me radhë pasi kur ende nuk ka ikur COVID-19, sipërmarrja që është motorri i ekonomisë synon të sjellë për konsumatorin shqiptar produktet dhe njëkohësisht modelin më të mirë të sjelljes së biznesit për situatën që po kalojmë.


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë gjen mundësinë të shprehë mirënjohjen dhe falenderimet e saj për mbështetjen e pakushtëzuar që bizneset dhe konsumatori treguan.

Jeni të mirëpritur në panairet e ardhshme që DhTIT do të organizojë.

Share this post