Kryetari Jaka takohet me Ambasadorin e Suedisë: Më shumë projekte që nxisin bashkëpunimin

Kryetari Jaka takohet me Ambasadorin e Suedisë: Më shumë projekte që nxisin bashkëpunimin

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Suedisë ishin kryefjala e takimit që Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka pati ditën e sotme me Ambasadorin suedez në vendin tonë, z.Niklas Ström dhe këshilltarin e tij, z.Viktor Gunnarsson Popovic.
Palët diskutuan dhe ndanë përvojat dhe vizionin e tyre mbi fushat e interesit të përbashkët për bashkëpunim, investime dhe më tej organizimin e një forumi biznesi mes dy vendeve.
Gjatë bisedës, kryediplomati Ström nënvizoi interesin e sipërmarrjeve suedeze për të investuar në Shqipëri në sektorët e energjisë, turizmit, agroturizmit, mobiljeve dhe bujqësisë.
Teksa renditi sugjerimet per zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, z. Jaka shprehu vendosmërinë për të konsideruar me seriozitet çdo projekt të përbashkët.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.