Klima e biznesit dhe tërheqja e investimeve/ Mesazhi i kryetarit Jaka në “Kosova Business Forum”

Klima e biznesit dhe tërheqja e investimeve/ Mesazhi i kryetarit Jaka në “Kosova Business Forum”

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka, mori pjesë në forumin e biznesit në Kosovë, “Kosova Business Forum”, një platformë e përvitshme, ku mirëpriten dhe shkëmbehen ide nga të gjitha grupet e interesit për të nxitur dialogun transparent publik-privat.
Z.Jaka ishte i ftuar si folës në panelin me temë “Dialogu për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve”, ku diskutimet u përqendruan mbi klimën e biznesit dhe potencialet investuese.
Në fjalën e tij, kreu i DHTIT-së vuri theksin te zbatimi i reformave strukturore, krijimi i politikave nxitëse për zhvillimin e aftësive dhe kualifikimit të kapitalit njerëzor në përputhje me axhendën evropiane, inovacioni, si dhe te përmirësimi i infrastrukturës, që do të ndihmonte ekonominë të integrohej më shumë në zinxhirët e vlerës globale.
“Është shumë i rëndësishëm jo vetëm dialogu, por edhe fryma e dialogut, rezultati që del nga dialogu. Është e rëndësishme që propozimet e biznesit të përfshihen në platformat dhe strategjitë e qeverive të vendeve tona. Ballkani Perëndimor nuk përballet vetëm me sfida të brendshme, por edhe me sfidën e integrimit në BE. Jemi të detyruar që te kemi një integrim të bashkërenduar të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë, ne na duhet të kemi një ekonomi komplomentare. Rajoni ynë është i papërgatitur për t’u ballafaquar me fuqinë ekonomike të kontinentit evropian. Fuqia e kompanive evropiane është një risk i madh nëse ne nuk përgatitemi për të qenë partner. Do të ngelim thjesht nënkontraktor, duke minimizuar fuqinë tonë gjithnjë e më shumë, e duke kaluar në varësinë totale të këtyre kompanive. Prandaj, sfida aktuale sot që sipërmarrjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë, është të rrisin performancën e tyre, të zhvillojnë kapitalin human, të jenë inovativë dhe të përshtaten me teknologjitë e reja”, nënvizoi z.Jaka.
Nën moton “Fuqizimi i atyre që sjellin ndryshime”, ky forum synon të forcojë lidhjet midis sektorit publik dhe atij privat, të inkurajojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të prezantojë mundësi konkrete investimi.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.