Kalendari i trajnimeve per vitin 2020

Kalendari i trajnimeve per vitin 2020

Kalendari i trajnimeve per vitin 2020

Ftesë për pjesëmarrje

I nderuar sipërmarrës,

Burimet e kualifikuar njerëzore janë garant për një kompani të suksesshme. Këtë motiv dhe kërkesë e kemi patur të hershme dhe si një nevojë të vazhdueshme. Për këtë qëllim që në vitin 2009 pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë u themelua Departamenti i Trajnimeve me qëllim që të ndihmojë sipërmarrjen anëtare ose jo të saj në rritjen e kapacitetit të burimeve njerëzore.

Trajnimet tona ofrohen për të gjitha bizneset dhe individët, SME-të, korporatat dhe për institucionet publike. Programet mbi të cilat hartohet kalendari i trajnimeve të Dhomës vijnë si kërkesë juaja në sektorët apo departamentet që ju vetë i shikoni si më prioritare për zhvillimin e sipërmarrjes tuaj.  

Jam i bindur që tek Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ju do të gjeni aleatin tuaj më të mirë.

Ne jemi këtu për ju që të përballojmë bashkë sfidat e një ekonomie që tashmë është bërë pjesë e një tregu konkurues rajonal dhe më gjere.

Ju ftojmë të vlerësoni programet që kemi për ju dhe të bëheni pjesë e trajnimeve tona kushtuar sipërmarrjes.

Me respekt

Kryetari

Nikolin JAKA

 

 

 

 

Share this post