Ftesë për pjesëmarrje në workshopin: “BRE, një platformë që shërben si mjet për analizën e të dhënave”

Ftesë për pjesëmarrje në workshopin: “BRE, një platformë që shërben si mjet për analizën e të dhënave”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të zhvillojë më 28 mars 2023 workshopin me temë “BRE Plus, një mundësi për analizën e të dhënave: strategjitë, mjetet dhe modalitetet operative për analizën e sipërmarrjeve shqiptare.”

Ndaj, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në këtë aktivitet, i cili realizohet në kuadër të projektit BRE PLUS, pjesë e programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi.

Në vazhdën e nismave të posaçme të BRE dhe qëllimit të këtij projekti për përmirësimin e ndërkombëtarizimit të kompanive, në këtë takim do të keni mundësinë që të informoheni për rëndësinë e të dhënave statistikore kombëtare për krijimin e një regjistri biznesi.

“Analiza e klimës së investimeve në Shqipëri – mundësitë dhe sfidat”, do të jetë një tjetër temë diskutimi.

Aktiviteti do të organizohet në sallën Onufri, Hotel Tirana international, dhe do të zgjasë në intervalin kohor 09:45-16:30.

Do të ishim të nderuar nëse do ta na bashkoheni në këtë takim.

Për konfirmime, lutemi të na kontaktoni deri ditën e diel, 26 mars, në adresën: aris_tasho@cci.al
Më poshtë, agjenda e plotë:

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.