Forum biznesi “Shqipëri-Izrael” në shtator

Forum biznesi “Shqipëri-Izrael” në shtator

Ambasada e Izraelit në Shqipëri, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Institutin e Eksportit në Izrael do të organizojnë një forum biznesi (B2B).

Ky forum i nivelit të lartë do të mirëpresë në Tiranë një delegacion me përfaqësues të bizneseve izraelite nga sektorët e energjisë, teknologjisë e sigurisë kibernetike, bujqësisë e menaxhimit të ujërave, dhe turizmit.

Këto kompani kanë interes që të njihen më nga afër me potencialin dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron, si edhe të njihen me sipërmarrës shqiptarë për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi.

Forumi do të zhvillohet në formatin e një konference me folës të nivelit të lartë qeveritar të të dyja vendeve. Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka.

Ftohen të marrin pjesë në këtë forum të gjitha kompanitë e interesuara në zgjerimin e partneriteteve të reja.

Lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 01.09.2023 në adresën: ornela_gace@cci.al

                                                                                      

 

 

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.