EEN-Albania prezantohet gjate dy ditëve të Panairit “Dita e Verës 2019”.

EEN-Albania prezantohet gjate dy ditëve të Panairit “Dita e Verës 2019”.

EEN-Albania prezantohet gjate dy ditëve të Panairit “Dita e Verës 2019”.

U mbajt në datat  13-14 Mars 2019, në Elbasan, në ambientet e Pallatit të Sportit, sesioni informues mbi shërbimet që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT) ofron ndaj sipërmarrjes shqiptare në kuadër të projektit “Enterprise Europe Network – Albania”. Ky event i përbashkët promovues iu bashkua Panairit të Përgjithshëm “Dita e Verës 2019” me një stendë të posacme. Eventi në tërësinë e tij u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan. I konceptuar si një nga aktivitetet më të rëndësishëm të biznesit në rajon, ky panair përcoi mesazhin e përpjekjeve për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë, tregëtisë, shërbimeve etj.. dhe për ta bërë këtë rajon, një destinacion të preferuar per biznes.

Bashkëpunimi në organizimin e këtij eveni kishte si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin rreth rrjetit më të gjerë që EU ka lancuar që prej vitit 2008, tek të gjithë pjesëmarrësit në stenda apo në ambjentet e panairit, qofshin këta përfaqësuesit e kompanive ekspozuese, institucionet arsimore, organet publike, apo edhe publikun e gjërë.

Të gjithë vizitorëve që erdhën në stendën tonë dedikuar për promovimin e projekteve, por edhe përfaqësuesve nga kompanitë eksozuese iu ofruan shërbime individuale partneriteti apo dhe mbi akses ne financimet e ofruara nga Komisioni Europian  duke i vizituar stendë më stendë. Ata u njohën gjerësisht dhe në detaje me rezultatet dhe mbështetjen e deritanishme të ofruar për të gjithë ata sipërmarrës me ide inovative që synojnë rritjen dhe internacionalizimin, në kuadër të projektit dhe produktet e konkretizuara gjatë 3 viteve të shkuara të implementimit të tij.

Ndër vizitorët e stendës ishin dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Elbasan z. Veli Kazazi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Popa me të cilët u shkëmbyen mendime dhe ide për bashkëpunim të mundshëm në kuadër projekti.

Për të arritur një audiencë më të madhe, por edhe për të përcjellë një informacion sa më konciz u përdorën të gjitha materialet promovuese të realizuara,  të tilla si Baneri i murit I EEN, Roll-up banner, fletushka, dosje, fletëprezantimi të projektit, stilolapsa, kartëvizita të dedikuara etj.

Për më shumë informacion rreth projektit mund të vizitoni:

ose kontaktoni  Koordinatoren e Projektit për DHTIT:  Znj. Jonida Haxhillari

Email: jonida_haxhillari@cci.al   

Tel: +355 (0) 69 972 79 52

Foto Galeri:

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.