DHTIT pret në takim presidentin dhe sekretarin e Përgjithshëm të “Confimprese Italia”
Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Loritan Prespa, priti në një takim presidentin e Confimprese Italia, z. Guido D’Amico dhe sekretarin e përgjithshëm, z. Muharrem Salihu, njëkohësisht sipërmarrës i sukseshëm në Itali.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit mes palëve dhe identifikimi i mundësive për projekte të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik dhe promovimit të sipërmarrjes.
Gjatë bisedimeve, palët ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në të ardhmen, e cila do të shërbejë si një platformë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, shpreh angazhimin e saj për të promovuar sipërmarrjen dhe për të krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi ndërkombëtar për bizneset shqiptare.