Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë mbështet të ardhmen e qëndrueshme në arsimin e lartë!

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë mbështet të ardhmen e qëndrueshme në arsimin e lartë!

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, ka njoftuar publikimin e edicionit të 3-të të Newsletter-it të 1Future, një projekt i cili thekson përpjekjet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen për arsimin e lartë në Shqipëri dhe rajon. Ky edicion përqendrohet në krijimin e Qendrave të Njohurive për Klimën dhe Qëndrueshmërinë (KHCS), një iniciativë të rëndësishme e realizuar në bashkëpunim me disa universitete të njohura.

Qendrat e Njohurive janë një hap i rëndësishëm për ndërlidhjen e akademisë, biznesit dhe komunitetit, duke mundësuar një qasje më të integruar dhe bashkëpunuese për adresimin e sfidave mjedisore globale. Me këtë iniciativë, Dhoma e Tregtisë synon të mbështesë zhvillimin e praktikave të qëndrueshme dhe të nxisë përfshirjen e mëtejshme të sektorit privat në iniciativat që kanë si qëllim mbrojtjen e mjedisit.

Projekti përfshin disa aktivitete kyçe:

  • Thirrje për artikuj në edicionin e revistës shkencore “Klima dhe Qëndrueshmëria”, e cila do të përfshijë punime dhe kërkime të reja mbi klimën dhe qëndrueshmërinë.
  • Organizimin e vizitave studimore dhe bashkëpunimeve për promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë.
  • Investime në pajisje dhe teknologji moderne për kërkime dhe trajnime inovative në fushat e klimës dhe qëndrueshmërisë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, mbetet e përkushtuar në përfshirjen e biznesit dhe institucioneve arsimore në projekte që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndihmojnë përballimin e sfidave klimatike.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.