Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë konfirmon angazhimin në projektin “ENTAIL”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë konfirmon angazhimin në projektin “ENTAIL”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë ka nënshkruar Deklaratën e Nderit për projektin ENTAIL – Entrepreneurship and Digital Learning for VET Centres in Albania and Kosovo, në kuadër të Erasmus +,  të financuar nga Bashkimi Evropian.

Me këtë akt, DHTIT riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional (VET) përmes sipërmarrjes dhe mësimdhënies digjitale, si dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky projekt vjen në vazhdën e angazhimit të Dhomës në një sërë nismash ndërkombëtare që synojnë modernizimin e arsimit profesional, si ADDUPT, RAPPORT, One Future dhe DERHE, ku DHTI ka qenë partner kyç në zhvillimin e metodologjive të reja, rritjen e cilësisë dhe përafrimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës.

Në kuadër të ENTAIL, Dhoma Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të jetë përgjegjëse për organizimin e aktiviteteve kombëtare që promovojnë sipërmarrjen digjitale, si dhe për angazhimin e biznesit vendas në procesin e lidhjes së arsimit profesional me tregun e punës.

Ky hap konfirmon rolin e DHTI si një partner i besueshëm në projekte ndërkombëtare dhe si një kontribuues i drejtpërdrejtë në përmirësimin e aftësive të të rinjve dhe inovacionit në Shqipëri.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.