Buletini DERHE | Edicioni 3 – Qershor 2025
Edicioni i tretë i buletinit DERHE prezanton rezultatet kryesore të arritura gjatë fazës së zhvillimit të infrastrukturës dhe programeve të reja të mësimit digjital.
Në fokus është takimi i partnerëve, i zhvilluar më 12 dhe 13 shkurt 2025 në Universitetin e Malit të Zi në Podgoricë. Përfaqësuesit e universiteteve partnere prezantuan progresin në hartimin e kurseve të kombinuara për studentët dhe profesionistët e industrisë. Programi përfshiu edhe vizita në laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, duke mundësuar shkëmbimin e praktikave për integrimin e mësimit teorik me përvojën praktike.
Buletini pasqyron ngritjen e pesë Qendrave Multifunksionale të Mësimit në universitetet partnere të Ballkanit Perëndimor. Këto qendra do të shërbejnë për trajnim, kërkim të aplikuar dhe bashkëpunim me kompanitë. Gjithashtu, prezantohet sistemi i ri digjital i mësimit, i cili ofron 12 kurse mbi digjitalizimin, Industrinë 5.0, eficiencën energjetike dhe fusha të tjera të lidhura me nevojat e industrisë.
Buletinin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.