Buletini DERHE | Edicioni 2 – Dhjetor 2024
Edicioni i dytë i buletinit DERHE sjell në fokus vizitën studimore gjashtëditore të zhvilluar nga data 7 deri më 12 tetor 2024 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Lubjanës.
Gjatë vizitës, partnerët e projektit morën pjesë në seminare dhe sesione praktike mbi robotikën, eficiencën energjetike, sistemet ERP, simulimin, metodologjinë 5S, kontrollin e zhurmës dhe proceset SMED. Aktivitetet u krijuan mundësinë pjesëmarrësve të njiheshin me metoda dhe teknologji që mund të përdoren për modernizimin e arsimit dhe adresimin e sfidave konkrete të industrisë.
Një pjesë e rëndësishme e programit ishte vizita në kompaninë HELLA Saturnus Slovenija, pjesë e Forvia Hella. Pjesëmarrësit u njohën nga afër me proceset e avancuara të prodhimit, sistemet e ndriçimit për industrinë automobilistike dhe zgjidhjet e orientuara drejt qëndrueshmërisë. Vizita dëshmoi rëndësinë e lidhjes ndërmjet universiteteve dhe kompanive për zhvillimin e aftësive që kërkon tregu i punës.
Buletinin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.