Buletini DERHE | Edicioni 1 – Qershor 2024

Buletini DERHE | Edicioni 1 – Qershor 2024

Edicioni i parë i buletinit DERHE prezanton nisjen e projektit Digital Education Readiness in the Field of Higher Education, një nismë e programit Erasmus+ që synon të zhvillojë kapacitetet digjitale të institucioneve të arsimit të lartë dhe të forcojë bashkëpunimin e tyre me sektorin e biznesit.

Ky edicion pasqyron takimin hapës të projektit, të zhvilluar më 14 dhe 15 shkurt 2024 në Universitetin e Lubjanës. Partnerët nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor diskutuan objektivat, strukturën e bashkëpunimit dhe hapat që do të udhëheqin zbatimin e projektit.

Në buletin prezantohet edhe vizita studimore në KU Leuven Technology Campus Ghent, ku pjesëmarrësit u njohën me teknologjitë AR/VR, laboratorët bashkëkohorë, metodat e mësimdhënies dhe praktikat e menaxhimit të projekteve. Gjithashtu, u përcaktuan gjashtë fushat kryesore të trajnimit: digjitalizimi, Industria 5.0, praktikat Lean, eficienca energjetike, menaxhimi i mbetjeve dhe menaxhimi i projekteve.

Buletinin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.

NEWSLETTER1

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.