BRE as an opportunity for Business Internationalization for Albania SMEs
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në kuadër të Projektit BRE PLUS, pjesë e programit Interreg IPA CBC.
Aktiviteti do të mbahet të premten, më datë 10 mars 2023, ora 09:45-16:30 në sallën Onufri; Hotel Tirana Internacional.
Sipas vlerësimit të nevojave nga kompanitë shqiptare, një pjesë e rëndësishme e këtij seminari teknik do të jetë tema“Regjimi Doganor & Procedurat Tatimore në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit me Malin e Zi dhe Italinë (Reg. Pulia)”.
Lutem për konfirmime deri ditën e mërkurë, 8 mars në fund të ditës, në adresën: aris_tasho@cci.al