Përzgjidhen kompanitë që do të jenë pjesë e aktiviteteve të HISTEK TEST

Përzgjidhen kompanitë që do të jenë pjesë e aktiviteteve të HISTEK TEST

Pas një procesi aplikimi dhe interesi të lartë nga bizneset, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së kompanive që do të përfshihen në aktivitetet e projektit HISTEK TEST – HIgh Specialized Technicians in KETs TEST.

Kompanitë e përzgjedhura kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të qenë pjesë aktive e projektit, duke pranuar aktivitetet e parashikuara dhe kohën e nevojshme për pjesëmarrjen në procesin e trajnimit, shkëmbimit të eksperiencave, testimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Përmes HISTEK TEST, përfaqësuesit e kompanive do të kenë mundësi të përfitojnë nga trajnime të dedikuara për company trainers, HISTEK Camp, Benchmarking Tours dhe Study Visits, shkëmbime me kompani dhe institucione partnere në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe përfshirje në fokus grupe dhe në procesin e co-design and testing të modelit të trajnimit në nivel EQF Level 5.

Një element i rëndësishëm i projektit është përfshirja direkte e biznesit në zhvillimin dhe testimin e aftësive dhe programeve që lidhen me nevojat reale të industrisë, veçanërisht në fushën e mekatronikës dhe mirëmbajtjes së avancuar. Në këtë mënyrë, kompanitë nuk janë vetëm përfituese të aktiviteteve, por aktorë aktivë në ndërtimin e një modeli më të fortë bashkëpunimi mes biznesit dhe arsimit profesional e teknik.

Pjesëmarrja në projekt u ofron kompanive gjithashtu mundësi për rritjen e kapaciteteve të stafit, ndërkombëtarizim, networking dhe benchmarking, si dhe akses në eksperienca dhe metodologji të zhvilluara në kuadër të partneritetit ndërkufitar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë falënderon të gjitha kompanitë që shprehën interes dhe aplikuan në Call for Interest, si dhe uron kompanitë e përzgjedhura për angazhimin e marrë përsipër.

Tashmë nis një fazë e re e HISTEK TEST: nga përzgjedhja e kompanive tek përfshirja e tyre aktive në aktivitetet e projektit dhe testimi në praktikë i modelit të bashkëpunimit biznes–arsim.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.