SKEDA: BRESTAT – Business Register Empowerment of STATistics

SKEDA: BRESTAT – Business Register Empowerment of STATistics

Programi: Interreg VI-A IPA South Adriatic (Itali–Shqipëri–Mal i Zi)
ID e Projektit: SA-0300486
Prioriteti: PA 1 – Një zonë më inteligjente e Adriatikut të Jugut, përmes promovimit të transformimit ekonomik inovativ dhe inteligjent
Objektivi Specifik: S.O.1.1 – Rritja e qëndrueshme dhe konkurrueshmëria e NVM-ve dhe krijimi i vendeve të punës në NVM
Kohëzgjatja: 30 muaj
Buxheti total i projektit: €1,070,946.40
Partner Lider: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT)

Partnerët e Projektit

  1. Regional Union of the Chambers of Commerce, Industry, Craft and Agriculture of Puglia – Unioncamere Puglia, Itali
  2. Chamber of Economy of Montenegro – CEM, Mal i Zi
  3. Regional Agency for Technology, Technology Transfer and Innovation – ARTI, Puglia, Itali
  4. Instituti i Statistikave – INSTAT, Shqipëri
  5. Statistical Office of Montenegro – MONSTAT, Mal i Zi

 

Përshkrimi i Projektit

BRESTAT synon të harmonizojë statistikat e biznesit ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, duke përmirësuar cilësinë, krahasueshmërinë dhe aksesin në të dhënat ekonomike. Nëpërmjet përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, projekti do të mbështesë NVM-të, hartimin e politikave të bazuara në të dhëna dhe integrimin ekonomik ndërkufitar.

Projekti është vazhdimësi e projektit BRE – Business Register Empowerment, duke e çuar bashkëpunimin një hap më tej: nga përmirësimi i regjistrave të biznesit drejt përdorimit të të dhënave për analiza ekonomike, inteligjencë biznesi dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Aktivitetet dhe rezultatet kryesore

BRESTAT ndërtohet mbi tre fusha kryesore të ndërhyrjes:

  • Harmonizimi i statistikave të biznesit – zhvillimi i një qasjeje dhe strategjie të përbashkët për koordinimin dhe harmonizimin e statistikave të biznesit në Shqipëri, Itali dhe Mal të Zi, në përputhje me standardet e BE-së.
  • Mjete për zinxhirët ndërkufitarë të furnizimit – krijimi i një platforme digjitale për identifikimin dhe katalogimin e kompanive shqiptare dhe malazeze me partnerë/sipërmarrës italianë, duke krijuar një instrument të ri për bashkëpunimin ekonomik ndërkufitar.
  • Ngritja e kapaciteteve dhe mbështetja e politikëbërjes – shkëmbim praktikash, vizita studimore, aktivitete institucion-me-institucion dhe përdorimi i metodave të avancuara, përfshirë analizën kundërfaktuale, për vlerësimin e ndikimit të politikave publike.

Rezultatet e projektit do të përfshijnë një Strategji për Harmonizimin e Statistikave, një marrëveshje për zbatimin e saj, një platformë digjitale të kompanive që operojnë ndërmjet vendeve partnere, si dhe një Memorandum Mirëkuptimi për adoptimin dhe vijimësinë e strategjisë së përbashkët.

Nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet dhomave të tregtisë, institucioneve kombëtare të statistikave dhe institucioneve të inovacionit dhe zhvillimit rajonal, BRESTAT synon të krijojë një sistem më të integruar të informacionit ekonomik në Adriatikun e Jugut dhe të mbështesë zhvillimin e tregtisë, investimeve dhe zinxhirëve ndërkufitarë të furnizimit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.