SKEDA: AI4DigiT – Artificial Intelligence for Digital Transformation in Albania Innovation Hub

SKEDA: AI4DigiT – Artificial Intelligence for Digital Transformation in Albania Innovation Hub

Akronimi:                                                                  AI4DigiT
Nr. i projektit:                                                          101268847
Programi:                                                                  Digital Europe Programme
Thirrja:                                                                       DIGITAL-2025-EDIH-AC-08
Tipi i projektit:                                                         European Digital Innovation Hub (EDIH)
Kohëzgjatja:                                                              36 muaj
Koordinator:                                                             Universiteti i Tiranës
Partneriteti :                                                             Konsorciumi AI4DigiT bashkon aktorë nga akademia, sektori publik dhe biznesi:

  • Universiteti i Tiranës (UT) – Koordinator
  • ACTI Association
  • Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT)

Ky partneritet kombinon ekspertizën akademike dhe kërkimore, njohuritë mbi inteligjencën artificiale, infrastrukturën dhe politikat publike të digjitalizimit, si dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me komunitetin e biznesit.

 

Buxheti total i projektit:                                         1,154,488.27 EUR
Kontributi maksimal i BE-së:                                  577,244.14 EUR

Rreth projektit

AI4DigiT është një Qendër Europiane e Inovacionit Digjital (European Digital Innovation Hub – EDIH), e krijuar për të mbështetur zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe transformimin digjital në Shqipëri, me fokus të veçantë në sektorin e turizmit dhe në transformimin digjital ndërsektorial.

Projekti synon të krijojë një pikë të integruar mbështetjeje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et dhe institucionet publike, duke i ndihmuar ato të vlerësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit, të adoptojnë teknologji dhe zgjidhje të bazuara në inteligjencën artificiale, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të lidhen me ekosistemin europian të inovacionit digjital.

Një element i veçantë i AI4DigiT është zhvillimi dhe promovimi i zgjidhjeve të inteligjencës artificiale të përshtatura edhe për gjuhën shqipe, si dhe ofrimi i mbështetjes për zbatimin e kërkesave të EU AI Act dhe GDPR.

Objektivat kryesore

AI4DigiT synon:

  • të ofrojë një AI4DigiT Help Desk për këshillim mbi transformimin digjital, AI Act, GDPR dhe mundësitë e financimit;
  • të vlerësojë nivelin e maturitetit digjital të ndërmarrjeve dhe të identifikojë nevojat e tyre për transformim;
  • të mbështesë bizneset në testimin dhe adoptimin e zgjidhjeve digjitale dhe të inteligjencës artificiale përpara investimit;
  • të zhvillojë trajnime dhe programe për ngritjen e kapaciteteve në fushën e AI dhe transformimit digjital;
  • të ofrojë orientim drejt mundësive të financimit kombëtar dhe europian;
  • të lidhë bizneset dhe institucionet shqiptare me infrastrukturat europiane të AI, përfshirë AI Factories, Testing and Experimentation Facilities (TEFs) dhe AI-on-Demand Platform;
  • të rrisë ndërgjegjësimin mbi inteligjencën artificiale, digjitalizimin, mbrojtjen e të dhënave dhe transformimin e gjelbër.

 

Shërbimet për bizneset

  • Nëpërmjet AI4DigiT, bizneset do të kenë akses në një paketë të integruar shërbimesh, që përfshin:
  • Digital Maturity Assessment – vlerësimin e nivelit aktual të digjitalizimit të kompanisë dhe identifikimin e nevojave për zhvillim;
  • AI & Digital Solutions Journey – hartimin e një rruge të personalizuar për transformimin digjital dhe adoptimin e zgjidhjeve AI;
  • Test Before Invest – mundësinë për të vlerësuar dhe testuar zgjidhje teknologjike përpara marrjes së vendimeve për investim;
  • AI Act & GDPR Support – orientim dhe mbështetje për përputhshmërinë me kuadrin europian për inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen e të dhënave;
  • Skills & Training – trajnime hyrëse dhe të avancuara mbi AI dhe transformimin digjital;
  • Access to Finance – orientim drejt granteve kombëtare dhe europiane, financimeve bankare dhe instrumenteve të tjera financiare;
  • EU AI Infrastructure Gateway – lidhje dhe matchmaking me EDIH-e dhe infrastruktura europiane të inteligjencës artificiale.

 

Rezultatet e pritshme

Gjatë tre viteve të zbatimit, AI4DigiT synon të ofrojë mbi 200 shërbime në fushat e këshillimit, përputhshmërisë, trajnimit, matchmaking-ut dhe aksesit në financim. Ndër rezultatet e synuara përfshihen vlerësimi i maturitetit digjital të 65 SME-ve, mbështetja për përputhshmërinë me AI Act dhe GDPR, realizimi i trajnimeve të specializuara, zhvillimi i rrugëve të personalizuara të transformimit digjital dhe krijimi i lidhjeve me infrastrukturat europiane të AI.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, AI4DigiT synon të përshpejtojë transformimin digjital të bizneseve shqiptare, të rrisë përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale dhe të forcojë integrimin e Shqipërisë në ekosistemin europian të inovacionit digjital.

Financimi: Projekti AI4DigiT bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Digital Europe.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.