Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës priti takimin e partnerëve të projektit HISTEK TEST.
Më 22–23 qershor 2026, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës priti takimin e partnerëve të projektit HISTEK TEST.
Në cilësinë e partnerit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë prezantoi kompanitë shqiptare të përzgjedhura për t’u përfshirë në aktivitetet e projektit dhe kontribuoi në diskutimet për organizimin e:
🔹 HISTEK Camp
🔹 aktiviteteve të benchmarking-ut
🔹 vizitave studimore
🔹 programit Training of Trainers
🔹 shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet kompanive
HISTEK TEST synon të afrojë kompanitë, institucionet dhe ekspertët, duke nxitur inovacionin, përmirësimin e proceseve dhe zhvillimin e aftësive në sektorët teknikë dhe industrialë.