Nga Tirana në Nuremberg: përvoja që ndërtojnë turizmin e së ardhmes
Në kuadër të projektit Circular Tourism, u zhvillua një vizitë studimore në Nuremberg gjatë datave 20–23 Prill 2026, e organizuar nga partneri lider Dhoma Italo-Gjermane e Tregtisë, me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve nga sektori i turizmit dhe arsimit profesional.
Delegacioni shqiptar u përfaqësua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, përmes Sekretares së Përgjithshme znj. Albana Laknori, si dhe nga përfaqësues të biznesit, z. Enea Kashariqi përfaqësues i Hotel Maritim Plaza Tirana.
Gjatë tre ditëve të vizitës, pjesëmarrësit u njohën nga afër me modele dhe praktika konkrete të turizmit të qëndrueshëm në Gjermani, përmes vizitave në terren dhe sesioneve të diskutimit me institucione, shkolla dhe organizata lokale.
Programi përfshiu:
Vizita në iniciativa lokale si ferma Zukunftsacker dhe Hotel Luise, modele të integrimit të qëndrueshmërisë në turizëm
Takime me IHK Nürnberg mbi përgjegjësinë sociale të biznesit dhe praktikat e qëndrueshme
Prezantime nga shkolla profesionale dhe projekte të nxënësve mbi menaxhimin e mbetjeve, ekonominë qarkulluese dhe ndërgjegjësimin mjedisor
Diskutime me institucione lokale dhe rrjete të turizmit për zhvillimin e destinacioneve të qëndrueshme
Kjo vizitë shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve të projektit. Përvoja të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kapaciteteve dhe në zhvillimin e modeleve të reja për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.


