Strategji dhe Praktika Efektive në Shitje (B2C & B2B)
Me sukses të plotë u përmbyll trajnimi “Strategji dhe Praktika Efektive në Shitje (B2C & B2B)”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. 
Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellohen në teknikat më moderne të shitjes, duke u fokusuar te ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe krijimi i vlerës së shtuar në treg. Falë ekspertizës së lektorit, z. Hergys Suli, fokusi ishte te qasja praktike dhe zhvillimi i një mentaliteti fitues, i aplikueshëm menjëherë në çdo realitet biznesi. 


