Projekti 1FUTURE, zhvillohet takimi i radhës në Kiseljak
Më datat 4–5 nëntor 2024, në ambientet e University College “CEPS – Center for Business Studies” në Kiseljak, u zhvillua takimi i radhës i menaxhimit të projektit 1FUTURE, me pjesëmarrjen e partnerëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.
Gjatë takimit u diskutuan çështje kyçe që lidhen me përditësimin e kurrikulave, zhvillimin e materialeve mësimore, si dhe përgatitjen e platformës 1FUTURE për përdorim nga institucionet partnere dhe palët e interesuara.
Gjithashtu, u prezantuan propozimet për organizimin e simpoziumit të projektit, u diskutua mbi aktivitetet e diseminimit dhe u mbajt një sesion i dedikuar për raportimin financiar.
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm për koordinimin e aktiviteteve të ardhshme dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve të projektit.