Projekti ADDUPT, prezantohen katër burime inovative dixhitale të mikromësimit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Qendra ACT dhe CESIE organizuan me sukses sesionin e dytë të lëvizshmërisë virtuale, i fokusuar në zhvillimin e burimeve dixhitale për mikromësimin, në kuadër të projektit ADDUPT.
Gjatë këtij sesioni u prezantuan katër burime inovative dixhitale që synojnë të përmirësojnë procesin e mikromësimit në fushat kyçe të zhvillimit profesional dhe qëndrueshmërisë: Infografik mbi Praktikat e Ekonomisë Qarkulluese në shkollat profesionale; Broshurë për Ekologjinë Digjitale; Infografik që detajon ciklin e E-commerce dhe Video shpjeguese me temën “Çfarë është Qëndrueshmëria?”.

Ky aktivitet është pjesë e një procesi më të gjerë që do të përfundojë deri në fund të korrikut 2025, ku trajnuesit e Arsimit dhe Formimit Profesional do të zhvillojnë në total 20 burime dixhitale mikromësimi.
Ky bashkëpunim ndërmjet aktorëve kyç synon të fuqizojë aftësitë dixhitale dhe të promovojë metoda moderne të mësimit në arsim dhe formim profesional, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin.

Projekti ADDUPT synon të forcojë lidhjen ndërmjet sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP-së) dhe sektorit të gjelbër, përmes një programi të integruar që përfshin ëorkshop-e, burime mësimore digjitale, trajnime praktike dhe aktivitete ndërvepruese me synim rritjen e kapaciteteve organizative dhe profesionale.
