Pronësia intelektuale, e drejta e biznesit për të rritur standardin në të mirë të konsumatorit

Pronësia intelektuale, e drejta e biznesit për të rritur standardin në të mirë të konsumatorit

Pronësia intelektuale, e drejta e biznesit për të rritur standardin në të mirë të konsumatorit

 

Me 28 tetor 2021,  me pjesëmarrjen e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj, u zhvillua në Pallatin e Kongreseve  eventi me temë “Rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale- në këndvështrimin e biznesit”.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e përfshire në promovimin dhe mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, ishte pjesë e debatit e zhvilluar në këtë takim, me shumë aktore, si DPPI, ZSHDA, ISHMT, apo te shoqërisë civile, si Dhoma ekonomike e grave, SHGPAZ, artizanët, biznese prodhuese dhe përpunuese, duke nënvizuar faktin se si Dhomë, kemi qenë dhe jemi pararojë e promovimit, mbrojtjes, këshillimit të  anëtarësisë tonë dhe bizneseve në fushën e Pronësisë Intelektuale, në mënyrë që të rriten standardet e biznesit, si dhe konsumatori  të marrë produkt  origjinal.

Gjithashtu  u ngrit edhe problemi i luftës ndaj piraterisë dhe mallrave te falsifikuara, sidomos në fushën e farmaceutikes, ushqimore dhe veshjeve. Bashkëpunimi ndër institucional  mes dhomave të tregtisë dhe shoqatave të tjera të biznesit,  do të ishte një vlerë e shtuar për të gjithë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.