“1FUTURE”/ Vizita studimore në Universitetin IUAV të Venecias dhe takimi midis partnerëve të projektit

“1FUTURE”/ Vizita studimore në Universitetin IUAV të Venecias dhe takimi midis partnerëve të projektit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mori pjesë së fundmi në një vizitë studimore në Universitetin IUAV të Venecias, në Itali, në kuadër të projektit #1FUTURE, pjesë e programit Erasmus+.

Vizita përfshiu diskutime mbi zhvillimin e qëndrueshëm, kërkimin shkencor, programet e mobilitetit etj. U prezantuan praktikat novatore të IUAV në lidhje me aspektet e qëndrueshmërisë; strategji dhe plane veprimi këto që synohen të implementohen edhe në institucionet e arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ditët në vijim u zhvilluan gjithashtu takime mbi progresin e projektit, që nga vlerësimi i aktiviteteve të organizuara, detyrat, rezultatet e deri te përcaktimi i objektivave të mëtejshme.

Prezantimi i platformës 1Future (https://www.1future-platform.com/) ishte një tjetër pikë e rëndësishme, e cila do të shërbejë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, sipërmarrjeve dhe studentëve.

Për të siguruar avantazh konkurrues më afatgjatë, është thelbësore tashmë që bizneset ta perceptojnë aktivitetin e tyre ekonomik si pjesë të shoqërisë, duke krijuar alternativa të reja dhe duke përqafuar praktikat më të mira të qëndrueshmërisë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.