Z.Jaka pret në takim kryetarin e Dhomës Rajonale Manastir
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka, priti sot në një takim kreun e Dhomës Rajonale Manastir, Mirko Velkovski.
Takimi i kërkuar nga z.Velkovski erdhi si nevojë për të zhvilluar bashkëpunime mes dy dhomave dhe kompanive anëtare.
Duke e falenderuar për vizitën, z.Jaka bëri një prezantim të shkurtër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si organizata më e madhe e biznesit në vend, teksa shpalosi dhe sektorët strategjikë në vendin tonë.
Mes bashkëbiseduesve u la e hapur mundësia për shkëmbimin e informacioneve të vazhdueshme dhe vendosje kontaktesh, ndërsa u propozua edhe organizimi i një mision biznesi.
Ky takim u finalizua me shprehjen e mirënjohjes së ndërsjellë dhe konfirmimin e angazhimit që të dyja palët do të ndërmarrin në vijimësinë e bashkëpunimit.