Workshop në kuadër të projektit “Engagement”/ Rritja e angazhimit sipërmarrje-arsim
Në kuadër të projektit “Engagement”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi më 28 qershor 2024 një workshop me fokus kryesor identifikimin dhe trajtimin e sfidave që pengojnë angazhimin efektiv sipërmarrje-arsim në Shqipëri.
Një aktivitet dinamik dhe i frytshëm që bëri bashkë përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, kompani shqiptare, malazeze dhe italiane që dëshmuan përvojën e tyre në këtë fushë, studentë etj.
Diskutimet u përqendruan në çështje të tilla si:
- Forcimi i njësive të zhvillimit dhe shtrirja në nivel rajonal, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit;
- Sigurimi i mundësive të praktikave profesionale për studentët pranë sipërmarrjeve;
- Zhvillimi i iniciativave që nxisin gjithëpërfshirjen e arsimit profesional, si një nevojë e domosdoshme.
Pjesëmarrësit dhanë përshtypjet dhe komentet e tyre mbi tematikat e trajtuara, si dhe ngritën rekomandime dhe propozime për përmirësimin e kurrikulave që zbatohen në arsimin profesional dhe ndërlidhshmërinë e tyre me tregun e punës.
Me qëllim përgatitjen e profesionistëve të aftë për tregun e punës, aplikimi i mësimit dual është një iniciativë që duhet të përkrahet. Një sistem, i cili krijon një fuqi punëtore të kualifikuar e që plotëson nevojat e sotme të biznesit.