“Shqipëria drejt EXPO Beograd 2027”, kryetari i DHTIT-së, z.Jaka takon Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, z. Slobodan Vukčević.

“Shqipëria drejt EXPO Beograd 2027”, kryetari i DHTIT-së, z.Jaka takon Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, z. Slobodan Vukčević.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, z. Slobodan Vukčević.

Në qendër të diskutimeve ishte pjesëmarrja e Shqipërisë në EXPO Beograd 2027, një event i rëndësishëm ndërkombëtar që pritet të ofrojë mundësi të reja për promovimin e potencialeve ekonomike dhe investuese të vendit.

Gjatë takimit, palët vlerësuan rëndësinë e këtij eventi si një platformë strategjike për prezantimin e biznesit shqiptar në një skenë ndërkombëtare, duke theksuar rolin e tij në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe ndërkombëtar.

Ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, z. Slobodan Vukčević

Në këtë kuadër, u diskutua edhe mundësia e organizimit të një “Dite informuese” të dedikuar për bizneset shqiptare, me qëllim informimin dhe përgatitjen e tyre për pjesëmarrje aktive në EXPO Beograd 2027. Ky aktivitet do të synojë të ofrojë orientim praktik mbi mundësitë konkrete që ofron ky event, si dhe mënyrat për të përfituar maksimalisht nga pjesëmarrja.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të rritjes së përfaqësimit dhe suksesit të bizneseve shqiptare në këtë event.

Ky takim rikonfirmon angazhimin e Dhomës për të mbështetur biznesin shqiptar në zgjerimin drejt tregjeve të reja dhe në përfshirjen aktive në iniciativa ndërkombëtare me ndikim të lartë ekonomik.

Share this post

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.