VIZITË NË FABRIKË E VAJIT TË ULLIRIT “MUSAI SH.P.K”– VLORË

VIZITË NË FABRIKË E VAJIT TË ULLIRIT “MUSAI  SH.P.K”– VLORË

VIZITË NË FABRIKË E VAJIT TË ULLIRIT “MUSAI SH.P.K”– VLORË

7 QERSHOR 2019-VLORË

Me datë  7 Qershor 2019, stafi i projektit BIOECO-R.D.I zhvilloi një vizitë në fabrikën moderne të vajit të ullirit ” Musai sh.p.k” që ndodhet në Skrofotinë, Vlorë, për t’u njohur me mënyrën e prodhimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe përdorimin  e biomasës që gjenerohet gjatë prodhimit të vajit.

Fabrika dallohej për kushtet shumë të mira të punës falë investimeve të reja të bëra në përputhje standartet evropiane. Administratori i kompanisë z.Vesaf Musai ofroi një tur shumë interesant në ambjentet e kompanisë së tij duke shpjeguar:

Së pari, procedurat aktuale të ekstraktimit së vajit të ullirit ekstra të virgjër nga ullinjtë vendas kalinjot. Ai theksoi faktin se vaji i ullirit i markës “MUSAI” dallohet si një vaj ulliri i virgjër dhe ekstra i virgjër me cilësi të lartë. Ky është një produkt i çertifikuar si organik (bio) nga Instituti Italian për Çertifikim Etik dhe Mjedisor (ICEA). Për vlerat që mbart, produkti i kompanisë ka fituar në kompeticione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare  disa çmime si:

  • Çmimi të I-rë
  • Çmimi të II-të
  • Çmimi të III-të
  • Medalje të Argjendtë
  • Medalje të Artë
  • BIOL Shqipëri

Së dytë, mënyrën e tharjes dhe përdorimit të biomasës së ullirit të ashtuquajtur bërsi ulliri e cila gjenerohet nga procesi i ekstraktimit të vajit të ullirit. Në të vërtetë, theksoi z. Musai bërsia përdoret më së shumti në formë të tharë, në furra për të ngrohur ujin për procesin e nxjerrjes së vajit dhe se format e reja/inovative të përdorimit të bërsisë nuk janë shumë të njohura në Shqipëri.

Stafi i projektit i prezantoi z. Musai planin e veprimit në kuadër projekti i cili ka nisur implementimin pikërisht për format inovative të përdorimit të bërsisë së ullirit, për të cilat të dyja palët u dakordësuan për bashkëpunim reciprok.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.