Turizmi i Qëndrueshëm rritet në Boboshticë me mbështetje globale

Turizmi i Qëndrueshëm rritet në Boboshticë me mbështetje globale

Në fshatin Boboshticë, pranë Malit të Moravës në jug-lindje të Shqipërisë, projekti për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm po merr formë me një mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare. Falë bashkëpunimit mes programit gjerman “Sustainable Rural Development in Albania” dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Boboshtica është përzgjedhur si një nga fshatrat e para që përfaqëson kuadrin e njohur nga UNWTO-ja për promovimin e turizmit tradicional dhe ekologjik

Ky projekt synon:

– Promovimin e traditave lokale duke nxjerrë në pah ushqimet dhe kulturën autentike (si edhe rakinë e dredhës),

-Rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së komunitetit lokal në turizëm,

-Të ndihmojë Boboshticën të fitojë identitet ndërkombëtar si destinacion i qëndrueshëm me njohje nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO).

Ky është një shembull konkret i mënyrës se si strategjitë e qarkullimit dhe zhvillimit të gjelbër po zbatohet në nivele lokale – duke krijuar një sinergji midis natyrës, trashëgimisë kulturore dhe ekonomisë së qëndrueshme.

Share this post