Trajnimi “Marketingu Digital

Trajnimi "Marketingu Digital

Trajnimi “Marketingu Digital

Trajnim Digital Marketing

Lektore: Znj. Keti Gjipali
Data: 10-11-12 Mars
Orari:15:30- 19:30

Vendi: Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane


QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT 

Ky trajnim do te prezantohet ne pjese te ndryshme dhe te gjitha se bashku do te mbulojne nje game te gjere temash interesante, duke perfshire kalimin e marketingut tradicional ne ate digital, tregtimin e produkteve dhe sherbimeve,duke perdorur teknologjine digitale, duke sjellur praktikat e fundit te perdorimit te kanaleve.

Objektivi kryesore ështe te promovoje markat, te ndertoj preferenca dhe te rrit shitjet permes teknikave të ndryshme digjitale.


KUSH MUND TE PERFITOJE

Përfituesit janë përfaqësues të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punesuarish ose drejtues biznesesh të mesme ose drejtues marketingu.

Marketingu Digital eshte gjithesia e kanaleve dixhitale te shitjes dhe komunikimit qe i ka dhene mundesine e rritjes se shitjeve edhe kompanive me te vogla. Nese me pare kerkoheshin buxhete te konsiderueshme per te shfaqur nje spot ne televizion apo per te vendosur nje billboard, tashme cdo kompani ka mundesi ta dergoje produktin dhe mesazhin e saj perpara target grupit te tyre, pavaresisht buxheteve qe kane ne dispozicion.

Marketingu dixhital perbehet nga platforma te ndryshme komunikimi dhe promovimi. I pari eshte website-i, i cili shpesh here eshte i vetmi kanal 100% ne pronesine e kompanise suaj. Promovimi i tij mund te behet me ane te SEO (Search Engine Optimization) dhe/ose SEM (Search Engine Marketing). Per me teper mund te permendim e-mail marketing, nje kanal komunikimi qe mundeson ndjekjen e prospekteve dhe personalizimin e ofertave per secilin target group te ndryshem qe ju synoni. Se fundmi, kanalet me popullore jane rrjetet sociale, te cilat kane nje perdorim te gjere ne te gjithe boten. Eshte e rendesishme qe cdo kompani te perzgjedhe rrjetet sociale qe i pershtaten industrise se tyre dhe te hartojne nje strategji efektive nepermejt Marketingut te Permbajtjes.


METODOLOGJIA 

Një workshop/trajnim 3-ditor prej 4 orësh në ditë.

10-11-12 Mars

Ora: 15:30-19:30

(Trajnimi do te organizohet sipas protokollit te kerkuar)

Gjate ketij trajnimi pervec koncepteve dhe kanaleve kryesore te marketingut dixhital, do te njihemi edhe me mjete te ndryshme qe na ndihmojne te menaxhojme dhe monitorojme ecurine e te gjithe investimit tone online.


PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit


LEKTORE: Znj. Keti Gjipali

Keti Gjipali është themeluesja e AGOG Marketing, nje kompani ndërkombëtare marketingu, themeluar ne vitin 2016. Ajo ka studiuar Administrim Biznesi dhe eshte diplomuar me Medalje Ari në Masterin e Shkencave në Marketing, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Vitet e fundit ajo po jep kontributin e saj si As. Profesor në Biznesin Ndërkombëtar, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe ne Akedemine Momentium.

Ajo vjen si Lektore pas nje experience te gjate si Trajnuese ne fushen e digital/marketing ne Universitetet Shteterore/ Private si dhe ne Kompanite Private.

Pas organizimeve të disa edicioneve trajnuese Facebook & Instagram 101, ajo ka realizuar Trajnime dhe ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme Arsimore si:Universiteti Europian i Tiranës, Akademia Momentum, Kolegji Profesional i Tiranës, Epoka University, etj. Ka bashkepunuar ne fushen e Trajnimeve me perfaqesues te shoqatave BID dhe TID te qyteteve te ndryshme.


PROGRAMI:

Elementet e nje strategjie marketing permes digitalizimit,  ristrukturimi/ndryshimi sipas nevojave te kompanise dhe drejtimi i njerezve drejt suksesit

  • Content Marketing
  • Diferencat e Marketingut Tradicional me ate Digital
  • Google Ads
  • Marketingu i Motoreve te Kerkimit
  • Influencer Marketing /Marketingu influencues
  • Sales Funnels / e-tregtia,
  • E-Mail Marketing
  • Social Media Marketing
  • Reklamimi me shfaqje
  • Cdo forme tjeter e Mediave Digitale

Per tu rregjistruar, ju lutem plotesoni bashkangjitur Formularin e Aplikimit

Per me shume informacion , ju lutem na kontaktoni.

  • Ajsela TELI
  • Coordinator
  • Chamber of Commerce & Industry Tirana
  • Rruga e Kavajes, Bld 2/2
  • 1001 Tirana, Albania
  • Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
  • E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al
[bsf-info-box icon=”Defaults-file-pdf-o” icon_size=”32″ icon_color=”#dd3333″ icon_style=”advanced” icon_border_spacing=”50″ title=”Formular Aplikimi Digital Marketing” read_more=”box” link=”url:https%3A%2F%2Fwww.cci.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2021%2F02%2FFormular-Aplikimi-Digital-Marketing.docx|||”][/bsf-info-box]

Share this post