Trajnime profesionale në “Menaxhim Biznesi” me lektorë austriakë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë (WIFI INTERNATIONAL), vijon me organizimin e projekteve WIFI–AUSTRIA, në Menaxhimin e Sipërmarrjes.
Programi i trajnimit “WIFI”, ofruar nga DHTI-Tirana, është organizuar që t’i vijë në ndihmë biznesit shqiptar për mundësi më të mëdha bashkëpunimi me bizneset austriake.
Lektorët
Kurset zhvillohen nga lektorë WIFI austriakë, të certifikuar nga Dhoma Austriake e Tregtisë. Lektorët austriakë janë profesorë ndërkombëtarë me përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit dhe lidershipit.
Modulet
- Moduli I: 13-14-15 Nëntor 2024
“Artificial Intelligence / Creating AI methods on Business Management”
Lektor: Dr. Christian Husak
- Moduli II: 19-20-21 Nëntor
“Sales Training Best Methods on Business Development”
Lektor: Dr.Victor Dedic
Bashkëpunimi me bizneset austriake
Bashkëpunimi me bizneset austriake iu mundëson kompanive shqiptare jo vetëm akses në tregun e zhvilluar austriak, por edhe shanse të shumta për të njohur jo vetëm klientë të rinj për produktet dhe shërbimet e tyre, por edhe partnerë të ardhshëm në zhvillim e rinovim. Gjithashtu jep mundësinë e identifikimit të partnerëve potencialë në investime të përbashkëta, si dhe mundësi të mira për import- eksport të produkteve të tyre.
Certifikata WIFI
Trajnimet janë intensive. Certifikata që merret nga WIFI vërteton aftësitë e individëve në bazë të standardeve ndërkombëtare. Certifikatat janë të bazuara në rregullat e miratuara nga Ministria e Ekonomise së Austrisë. Ceremonia e certifikatave organizohet në Vjenë, ku është pjesëmarrës dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Gjatë vizitës 4-ditore në Austri ju informojmë se:
1.Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë trajnimi nga WIFI Austria (WKO – Dhoma Austriake e Tregtisë) e njohur ndërkombëtarisht.
2.Zhvillohet një forum biznesi në WKO (Dhomën Austriake të Tregtisë) midis sipërmarrësve nga të dy vendet.
3.Të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësinë e kontakteve (B2B) dhe takimeve individuale me sipërmarrësit austriakë.
(Të gjithë sipërmarrësit shqiptarë do të kenë një përkthyes në dispozicion gjatë takimeve në Vjenë).
Target-grupi
Numri i pjesëmarrjes në këto kurse është i limituar deri në 15 pjesëmarrës.
Kurset janë të dizejnuara për menaxherë apo administratorë të kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale me ekspertë ndërkombëtarë, sipas metodave më të fundit bashkëkohore.
Eksperienca në këto kurse trajnimi është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer informacion dhe përvoja.
Të gjithë pjesëmarrësit gjatë trajnimit do të kenë mundësinë e konsultave individuale me lektorët austriakë, për një përgatitje sa më profesionale të takimeve në Vjenë.
Në tarifë përfshihen:
-Organizimi dhe shpenzimet e trajnimit për 6 ditë seminare në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
-Materialet e përkthyera në gjuhën shqipe, përkthimi konsekutiv gjatë 6 ditëve trajnim; coffee-break.
-Certifikata ndërkombëtare WIFI që merret gjatë ceremonisë së diplomimit në Vjenë.
-Të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Austri (akomodim, mëngjes + darkë, përkthyes në dispozicion gjatë takimeve B2B dhe takimeve individuale në Vjenë, transport gjatë ditëve të qëndrimit në Vjenë).
*Ju lutem kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Marina Pilinçi
Chamber of Commerce and Industry of Tirana
Training Department
Tel:+355 045 800 932
Email: trajnime@cci.al