Trajnim: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Trajnim: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të organizojë në datat 21, 22 dhe 23 maj 2024 trajnimin me temë: “Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Në këtë kurs do të trajtohen çështje që kanë lidhje me zbatimin e ligjit Nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe udhëzimin Nr.6 datë 30.01.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Çështjet kryesore që do të trajtohen në trajnim do të jenë:

  • Prezantimi i TVSH-së
  • Zbatimi i saj në praktikë dhe metodikat
  • Fatura e lëshuar nga blerësi (vetëfaturimi)
  • Vetëfurnizimi (autofatura)
  • Autongarkesa e TVSH-së, kur përdoret
  • Vatëfaturimi i shërbimeve nga jo-rezidentët
  • Si veprohet në praktikë me deklarimet e subjekteve të përjashtuara nga TVSH-ja
  • Përjashtimet nga TVSH-ja si për mallrat dhe shërbimet
  • Vendi i furnizimit të malllit
  • Saktësimi i vlerës së tatueshme
  • Zbritja e TVSH-së

Pjesëmarrësit do të inkurajohen në lidhje me natyrën e temës, do të ndajnë raste praktike mbi të cilët ata kanë njohuri, si dhe do të diskutojnë mbi probleme që mund t’iu kenë lindur për shkak të politikave tatimore ose të administrimit të tatimeve përkatëse.

Për të marrë pjesë në këtë trajnim treditor, ju lutem shkruani në adresën e emailit: ajsela_teli@cci.al.

 

Share this post