Trajnim: “Strategji Marketingu dhe Strategji Dixhitale”
Lektore: znj. Juela Isaj dhe z.Dritan Pecini
Data: 30 maj – 2 qershor 2017
Orari: 16:00- 20:00
Ky trajnim do të përfshijë diskutime konceptuale mbi marketingun offline dhe onlinesi edhe shembuj praktikë të tyre. Trajnimi do ti orientojë pjesëmarrësit se si te kuptojnë strategjite e marketingut dhe strategjite dixhitale, si te vene ne zbatime teknikat e reja, si të analizojnë rezulatet e tij dhe si të mund të realizojnë një kërkim të aplikuar në treg me qëllim arritjen e objektivave që lidhen me vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin e përditshëm në terren.
OBJEKTIVAT
- Njohja me teknika te reja marketingu
- Zhvillimi i strategjise se komunikimit
- Njohja me strategjite qe ndjekin kompani te ndryshme
- Perqendrimi ne strategjite qe do te aplikoni
PJESËMARRËSIT
Në këtë Kurs mund të marrin pjesë menaxherë, administratorë të Kompanive, ose specialiste te marketingut të cilët janë të interesuar për zhvillimin e aftesive strategjike ne komunikim dhe teknika te reja te marketingut offline dhe online.
REZULTATE TE PRITSHME
- Mirekuptim i strategjive te marketingut
- Formulim i sakte i miksit te komunikimit
- Ndertim i nje plani te mirefillte, i cili funksionon ne baze te segmentimit te sakte te produkteve
- Strategjite e penetrimit te tregut online
- Funksionimi I rrjeteve sociale
- Ndertimi I mesazheve per mediat online
PROGRAMI
- Llojet e strategjive te marketingut. 5P – 7P, PORTER
- Case-study – Strategjite qe ndjekin kompani te ndryshme
- Segmentimi i sakte/ Miks i Komunikimit, ATL, BTL, TTL, ONLINE
- Rrugapër të krijuar një prezencë të fortë Dixhitale
- Case-study – Ndërtimi I njëstrategjie biznesi, marke e marketingu për tregun
- Si tëkrijojmë interes dhe si ta mbajmë atë gjallë. Marketingu në Mediat Sociale
- Content Marketing (krijimii një Kontent plani dhe mënyrat për të qëndruar i përditësuar)
LEKTORË: znj. Juela Isaj dhe z. Dritan Pecini
Juela Isaj drejton ne nivel rajonal, nje nga kompanite me te medha ne bote ne fushen e reklames.
Mesimdhenie: trajnime ne nivel ekzekutiv dhe menaxhimi te mesem, per intitucione te ndryshme qe operojne ne Shqiperi e me gjere. Lindur ne Tirane, Juela mbaroi studimet ne Institutin Teknologjik te Athines per Menaxhim dhe Biznes. Pas studimeve filloi karrieren ne Munich te Gjermanise, ne kompani te ndryshme nderkombetare, ne fushen e marketingut dhe shitjes. Ka kryer dy studime pas-universitare ne Angli. Nje ne fushen e marketingut strategjik dhe nje ne lidership, respektivisht, nga Chartered Institute of Marketing dhe nga Glamorgan Business School,e renditur ne top-list si nje nga shkollat me te mira ne Angli.
Dritan Pecini
Dritan Pecini është specialist në fushën dixhitale. Ai është lindur në Tiranë, rritur në Athinë dhe ka kryer studimet në Melburn. Ai ka studiuar për Teknologji Informacioni dhe ka eksperianca të shumta në pozicione të ndryshme në industrinë dixhitale në Australi. Gjatë qëndrimit të tij në Melburn, Dritani ka zotëruar biznesin e tij dhe ka pasur bashkëpunime të suksesshme në fushën e Edukimit dhe Medias. Dritani aktualisht është i punësuar pranë DDB Albania dhe Montenegro për të drejtuar pjesën e strategjisë dixhitale për kompaninë dhe klientët e saj.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 90 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.
Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al