Trajnim për Zbatimin e Marrëveshjeve për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ju fton të bëheni pjesë e Trajnimit “Për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal”. Udhëzimi i ri nr. 11 datë, 23/7/2024.
DATAT: 24 – 25 Shtator
ORA: 16:00 – 19:00
Në këtë trajnim do të trajtojmë zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal. Do të shqyrtojmë konceptet kryesore për këto marrëveshje, mënyrën e tatimit të tatimpaguesve jorezidentë në Shqipëri dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Pjesë e trajtimit do të jenë afatet dhe procedurat për dorëzimin e dokumenteve në sistemin tatimor dhe mënyra e kontrollit dhe monitorimit të zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Qëllimi është të ofrojmë informacion të qartë dhe shembuj praktikë për të ndihmuar në implementimin e duhur të këtyre rregullave.
Çështjet kryesore që do të trajtohen:
- Konceptet kryesore për zbatimin e marrëveshjeve MSHTD
- Tatimi i tatimpaguesve jorezidentë në Republikën e Shqipërisë
- Zbatimi MSHTD dhe dokumentacioni që do të kërkohet.
- Afatet e dorëzimit /ngarkimit të dokumentacionit në sistemin informatik tatimor dhe procedura që duhet të ndjekin tatimpaguesit në Republikën e Shqipërisë
- Kontrolli dhe monitorimi i zbatimit të dispozitave të MSHTD.
Metodologjia
Pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime dhe analiza të rasteve praktike që lidhen me zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal. Do të inkurajohen të ndajnë përvojat e tyre dhe të shqyrtojnë probleme të mundshme që mund të hasin në aplikimin e këtyre marrëveshjeve dhe politikave tatimore. Trajnimi do të përfshijë studime rastesh, diskutime në grupe dhe ushtrime praktike për të ndihmuar në zbatimin e njohurive të fituara dhe për të adresuar sfidat reale që mund të hasin në punën e tyre të përditshme.
Lektor
Arben Hasani me detyrë Përgjegjës i TVSh-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me një eksperiencë të konsoliduar ne fushën e legjislacionit tatimor ne Shqipëri, njohuri mbi interpretimin e ligjeve fiskale dhe TVSH-n, këshillues i klientëve vendas dhe të huaj.
Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme duke ofruar asistence mbi konsulencën fiskale, me çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, tatime të tjera direkte dhe indirekte
Me një eksperience të konsiderueshme si lektor në fushën e trajnimeve që nga viti 2017, gjithmonë me çështje që lidhen me ndryshimet ligjore në drejtorinë rajonale dhe në Studion Private Parid. Ka ofruar shërbime të kontabilitetit, këshillimeve tatimore dhe taksave si dhe mbështetje të plotë për kompani të ndryshme gjatë proçedurave të rimbursimit të TVSH-së, kontrolleve tatimore dhe proçeseve gjyqësore.
Afati i Aplikimit:
23 Shtator 2024
Për çdo informacion, na shkruani në adresën e emailit: trajnime@cci.al