Trajnim per Sigurine Kibernetike me Eksperte Nderkombetare
I nderuar biznesmen
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tirane organizon Trajnimin
Trajnim për Sigurinë Kibernetike
Ekspertë Ndërkombëtarë
Lektor: Davide Giribaldi
20 MAj
QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT
Ka synim te sjellë Praktikat më të mira italiane dhe ndërkombëtare në sigurinë Kibernetike
Ka synim të garantojë sigurinë kibernetike, nëpërmjet mbrojtjes së infrastrukturave të informacionit, duke fuqizuar mjetet teknologjike.
Prof. Davide Giribaldi, do të zhvillojë Trajnimin nisur nga koncepti qe ka çdo kompani, panvarësisht nga madhësia, çfarë tregu dhe çfarë pjekurie dixhitale, ajo ka ka tre jetë
Atë para, atë gjatë dhe atë pas një aksidenti kompjuterik.
Duke u nisur nga ky supozim, do të zhvillohen argumentet e mëposhtme:
PREMISA
Rëndësia e trajnimit dhe kulturës së korporatës drejt sigurisë së informacionit
FILLIMI
Mbrojtja e të dhënave personale, rrjeteve dhe pajisjeve
Siguria e Postës Elektronike
Malware, ransomware dhe dobësite
‘Tavolina e pastër’
Inxhinieri sociale (Një shembull : Phishing)
Përdorimi i fjalëkalimeve
Higjiena kibernetike – Sjellje edhe jashtë botës së punës.
PERGJATE
Si të dalloni një problem nga një krizë
Shenjat paralajmeruese të një krize kibernetike dhe si te merreni me to
Rëndësia e Komunikimit gjatë një situate krize
Këshilla për vazhdimësine e biznesit
Këshilla për menaxhimin operacional të incidenteve të IT -se.
PAS
Menaxhimi pas Krizës
Këshilla për rekuperimin nga fatkeqësitë
Shembuj Praktikë
KUSH MUND TE PERFITOJE
Përfituesit janë përfaqësues të gjithë shoqërive tregtare , të cilat punojnë me sistemin elektronik.(Bankat, Shoqëritë e mëdha, Korporata, Kompani Prodhuese, Institucione Shtetërore ) etj.
METODOLOGJIA
Njohorite e ofruara nga eksperti italian , duke e praktikuar sipas nevojave dhe specifikave që pjesëmarresit do të kenë në Trajnim
20 MAj
Ora: 14:30 -18:00
(Do të zhvillohet dhe një referencë e vogël për lajmet e rreme si një çështje transversale me interes të caktuar edhe për sa i përket sigurisë së Informacionit të Korporatave)
LEKTORE:
Lektorë do të jenë Prof. Davide Giribaldi dhe Av. Fabiola Ismaili.
Prof. Davide Giribaldi
Diplome në Ekonomi, Master në Intiligjencën Artificiale dhe Etikën e Teknologjive të reja.Qe nga viti 1994 në sektorin e sigurisë së informacionit.
2014 dhe ne vazhdim , Head of GRC & Information Security – SWISS –CYBER COM SA
Ai është i specializuar në aktivitete me kontekste kritike, duke u marrë me procese dhe kundërmasa në fushat e qeverisjes së rrezikut kibernetik, vazhdimësinë e biznesit dhe menaxhimit te krizave me kompanite shumebombeshe dhe Administraten Publike Italiane.
Inxhinier i çertifikuar i zgjidhjeve të privatësisë të të dhënave.
Auditues / Drejtues ISO 27001:2017 /27701:2019/ 37001:2016 -22301:2019
Zyrtar për Mbrojtjen e të dhënave – UNI 11697:2017.Anëtar i grupit të punës për CYBER & Data të Aleancës Evropiane të NVM –ve Dixhitale.
Folës kryesor i ngjarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Av. Fabiola Ismaili
Av.Fabiola Ismaili,, ushtron profesionin e avokatit prej 2007, administratore e shoqerise italiane Balcando s.r.l.s, shoqeri e specializuar ne nderkombetarizimin e kompanive italiane dhe shqiptare.
Referente per Shqiperine per llogari te Dhomes Italo-Orientale. Perditesim i vazhdueshem ne aplikimin e GDPR per kompanite italiane, eksperience shumevjecare ne pershtatjen e shoqerive me ligjin mbi mbrojtjen e te dhenave personale dhe ate mbi Cybersecurity si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Itali. Organizuese dhe promovuese e kurseve dhe konferencave te shumta ne Itali per te shpjeguar mundesine e Investimeve ne Shqiperi.
Per nje informacion me te zgjeruar dhe Programin rreth ketij Trajnimi, ju Lutem klikoni me poshte:
Njoftim Trajnimi per Sigurine Kibernetike
Formular-Aplikimi-.Siguria Kibernetike
Per me shume informacion, ju lutem na kontaktoni.
Ju Faleminderit!
Ajsela TELI
Drejtuese Trajnimesh
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| web: www.cci.al