Rishikimi dhe takimet e përbashkëta në fushën e bioekonomisë

Rishikimi dhe takimet e përbashkëta në fushën e bioekonomisë

Rishikimi dhe takimet e përbashkëta në fushën e bioekonomisë

Në kuadër të Projektit “Bioekonomia me bazë kërkimin dhe inovacionin – BIOECO R.D.I”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi më 12 Nëntor 2019 në Hotel Tirana International në Tiranë “Eventin Ndërkombëtar për Rishikimin dhe Takimet e Përbashkëta”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin partnerët e huaj të projektit BIOECO R.D.I dhe aktorë kryesorë të bioekonomisë si përfaqësues të lartë nga ministritë, akademia dhe OJQ-ve.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte:

• prezantimi i situatës së bioekonomisë në të gjithë rajonin në përgjithësi dhe Shqipërinë në mënyrë të veçantë për sektorin e vajit të ullirit, përpunimit të drurit dhe pularive.

• ndarja e përvojave dhe mësimeve me vendet partnere të projektit: Itali, Shqipëri, Serbi, Greqi, Kroaci, Slloveni.

• nxitja e rrjetëzimit dhe takimeve të përbashkëta ndërmjet pjesëmarrësve

Aktiviteti u hap me fjalët përshëndetëse të Sekretares së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Znj. Albana Laknori dhe të Menaxheres së Projektit për Shqipërinë Znj. Elida Boshnjaku. Pastaj u pasua me një prezantim të konceptit të bioekonomisë dhe projektit BIOECO R.D.I nga menaxheri i projektit për SVIL z. Diego Mattioli si dhe prezantimin e projektit PROTECT nga znj. Marina Sereni, Menaxhere projekti. Më pas eventi vijoi me prezantime sipas sesioneve tematike:

• “Roli i sektorit publik në nxitjen e zhvillimit të bioekonomisë” prezantime nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

• “Roli i akademisë dhe qendrave kërkimore në nxitjen e zhvillimit të bioekonomisë” prezantime nga profesorë të akademisë dhe kërkues.

• “Roli i organizatave të biznesit në nxitjen e zhvillimit të bioekonomisë” prezantime nga përfaqësues ekzekutiv të OJQ-ve.

• “Praktikat më të mira në fushën e bioekonomisë” prezantime nga ekspertët e strategjive rajonale për bioekonominë në Shqipëri të hartuara në kuadër të projektit BIOECO R.D.I, për të përmbyllur në fund me prezantimin e një kompanie italiane në fushën e bioekonomisë “Poly4life”.

Prezantimet nxorën në pah situatën e bioekonomisë për sektorët e bujqësisë dhe pylltarisë në veçanti në Shqipëri, potencialet e biomasës, problemet, sfidat dhe mundësitë për zhvillim.

Aktiviteti vazhdoi më pas me rrjetëzim dhe takime të përbashkëta ku u vendosën kontakte, institucionet dhe organizatat vendase dhe të huaja pjesëmarrëse në event u prezantuan me njëra tjetrën, diskutuan mbi interesat e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim në linjë me bioekonominë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.