Takim monitorues për projektin “ADDUPT”
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partner zbatues i projektit “ADDUPT”, pjesë e programit “Erasmus”, financuar nga Bashkimi Evropian mori pjesë në takimin e përmuajshëm monitorues online.
Udhëheqësi i këtij projekti ndau pikat kyçe për zbatim sa i përket statusit aktual të projektit.
Qëllimi i projektit “ADDUPT” është të adresojë nevojat e instituteve të Arsimit të Formimit Profesional të vendosura në Ballkanin Perëndimor drejt zhvillimit të lidhjeve konkrete me tregun e punës së sektorit të gjelbër.
Fokusi mbetet zhvillimi i metodave inovative të mësimdhënies dhe rritja e aftësive dixhitale për mësuesit dhe trajnerët e AFP-së.