Takim me Ambasadoren e Kubës në Shqipëri

Takim me Ambasadoren e Kubës në Shqipëri

Mirëpritëm sot në ambientet e DHTI-Tiranë Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, znj. Marieta Garcia Jordan.

Një takim në të cilin u diskutua gjatë rreth mundësive të bashkëpunimit. Konkretisht, u prezantuan:

👉Potencialet e dy vendeve si destinacione investimesh
👉Sektorët kyç të ekonomisë
👉Mundësitë dhe lehtësimet e shkëmbimeve tregtare

✅ Si një hap i radhës, u propozua organizimi i një mision biznesi në Kuba dhe zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta përmes projekteve dhe pjesëmarrjeve në panaire.

📃 Gjithashtu, nëpërmjet ambasadores Jordan, Presidenti i Dhomës së Tregtisë në Kuba në një letër drejtuar Kryetarit të DHTIT, z.Nikolin Jaka, teksa vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy institucioneve, shprehu mirënjohjen për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në mbështetjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

 

Share this post