Stakeholders Event në kuadër të projektit Econautinet Plus si pjesë e programit Interregeg V-B Adriatic-Ionnian Adrion Programme 2014-2020
Në kuadër të programit INTERREG V-B Adriatic-Ionian ADRION, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës organizoi në datën 02.06.2022 në ambjentet e Hotel Blu Fafa, Golem Durrës një seminar informues me grupet e interesit për projektin “ECO-NautiNET Plus” “Network’s support for SMEs in the Nautical sector of the Adriatic-Ionian Region”.
Përgjatë këtij takimi me grupet e interesit të projektit Econautinet Plus u diskutua mbi detyrat dhe objektivat e Dhomës se Tregtisë dhe industrisë së Tiranës, në mënyrë që mundësitë e bashkëpunimit midis grupeve të interesit të vendeve pjesmarrëse të projektit të zgjerohen. Të ftuarit diskutuan mbi problematikat që ndeshen në sektorin përkatës, të cilat u adresuan nga DHTIT drejt partnerëve të tjerë. U bë gjithashtu promovimi I website zyrtar të projekti në mënyrë që të krijohet pë të gjithë mundësia e bashkëpunimit rajonal e më tej.