Si të shkruajmë CV dhe Letër të Suksesshme Motivimi në Gjuhën Angleze ne formatin Europass

Si të shkruajmë CV dhe Letër të Suksesshme Motivimi në Gjuhën Angleze

Si të shkruajmë CV dhe Letër të Suksesshme Motivimi në Gjuhën Angleze ne formatin Europass

16 Janar 2020

17:00-20:30

“CV-ja juaj duhet të flasë me një zë të lartë dhe të qartë për vlerën që keni si punonjës potencial. Kjo vlerë duhet të përcohet në pak sekonda! CVja ju mundëson të ndërmerrni hapat e parë drejt një pune të re. Ju con në vendin e punës që keni aplikuar, dhe për shkak se nuk mund të jeni atje në fazën e parë për t’iu përgjigjur pyetjeve, ajo duhet të qëndrojë e vetme dhe të përcojë gjithë vlerat tuaja.

Seminari:

Pas përfundimit të Universitetit CV-ja juaj është mundësia e parë që ju keni për të lënë një përshtypje të mirë tek një punëdhënës i mundshëm. Shumica e të diplomuarve i shkruajnë CVtë e tyre dhe Letrat e Motivimit të para, jo në mënyrën e duhur. Nga formatimi në përmbajtje ne do të japim këshilla se si të shkruani CVnë e duhur dhe Letrën e Motovimit për të patur sukses në punë pas përfundimit të universitetit. Trajnimi zhvillohet në gjuhën angleze.

Për t’i ndihmuar pjesëmarrësit në trajnim të realizojnë ëndrrat e tyre pas përfundimit të universitetit, ne do t’u japim atyre këshilla për të shkruar një CV të suksesshme.

Një CV efektive dhe Letra e Motivimit do të rrisin ndjeshëm mundësinë tuaj për të fituar një intervistë pune, kështu që është e rëndësishme ti dedikoni kohë përmbajtjes dhe prezantimit të tyre. Ne do të sigurohemi që ato të jenë të një standardi të lartë në mënyrë që ju të keni mundësinë më të mirë për të siguruar punësim. Tarifa e Pjesëmarrjes është 2.500 lekë. Numri i pjesëmarrësve në seminar është i kufizuar.

Seminari i organizuar nga trajnuesja jonë do t’ju ndihmojë në zhvillimin e shkathtësive të shkrimit të CVsë dhe Letrës së Motivimit. Trajnimi do të zhvillohet në sallën e trajnimeve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. Në fund të trajnimit do të merrni certifikatën përkatëse të trajnimit.

Seminari do të trajtojë gjithashtu shkrimin e Letrës së Motivimit dhe si të jeni të sigurt që ato do të zhvillohen në mënyrë të tillë që të promovojnë studentët/ pjesëmarrësit në trajnim dhe arritjet e tyre deri tani.

Ju ftojmë dhe mirëpresim të jeni pjesë e seminarit tone më datë 16 Janar 2020.

Linku ku mund te aplikoni => https://forms.gle/6t77Pf7aCJiStrB86

Për regjistrime na kontaktoni në

Tel: +355 68 6715167

Email: kurse@cci.al

Share this post