“Shijo Produktet Lokale” vjen në Tiranë nga DHTIT dhe Bashkia Tiranë në datat 22-23-24 Tetor 2021

“Shijo Produktet Lokale” vjen në Tiranë nga DHTIT dhe Bashkia Tiranë në datat 22-23-24 Tetor 2021

“Shijo Produktet Lokale” vjen në Tiranë nga DHTIT dhe Bashkia Tiranë në datat 22-23-24 Tetor 2021

Në datë 22-23-24 Tetor 2021 Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të mbajnë eventin më të rëndësishëm të vitit për Prodhuesit dhe Konsumatorin shqiptar “Shijo Produktet Lokale”.

 

“Shijo Produktet Lokale” është festa më madhe e biznesit shqipfolës, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh i kompanive  nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Kompanitë pjesëmarrëse ndër vite janë kryesisht të profilit agroushqimor, por jo vetëm.

 

Panairi do të konceptohet si një pikëtakim mes prodhuesve dhe konsumatorëve të cilët pritet të jenë të shumët në sheshin “Skënderbej”, ku fokusi kryesor është promovimi i kompanive që operojnë në tregun shqiptar.

“Shijo Produktet Lokale” do të bëjë të mundur:

 

o             Instalimin e teknologjisë informuese për krijimin e një guidë përfaqësimi nga të gjithë sektorët  pjesëmarrës;

o             Krijimin e një tregu multifunksional;

o             Prezantimin e qytetarëve me gamën e produkteve të prodhuesve shqiptarë në tregun vendas dhe prodhimet më të spikatura të importueseve që janë bërë pjesë e tregut tonë;

o             Promovimin e biznesit në panele vetjake dhe të organizuara;

o             Shkëmbimin e markave vjetore të tyre dhe serinë e prodhimeve të hedhura në qarkullim përgjatë një viti;

 

 

Share this post