Rritja e kapaciteteve digjitale për mikro-mësimin! Zhvillohet trajnimi online në kuadër të projektit ADDUPT

Rritja e kapaciteteve digjitale për mikro-mësimin! Zhvillohet trajnimi online në kuadër të projektit ADDUPT

Më 22 maj 2025, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me organizatën ACT, zhvilloi me sukses një trajnim virtual për zhvillimin e burimeve dixhitale të mikro-mësimit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit ndërkombëtar ADDUPT, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, dhe synoi të forcojë kapacitetet e profesionistëve dhe trajnerëve në krijimin dhe përdorimin e formateve të reja të të mësuarit.

Trajnimi u zhvillua në platformën “Zoom” dhe mblodhi 24 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme arsimore dhe organizata profesionale.

Foto nga takimi online
Foto nga takimi online

Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit u njohën me konceptin e mikro-mësimit, qëllimin dhe përfitimet e tij në procesin e trajnimit dhe edukimit, si dhe u prezantuan me elementët kryesorë që duhet të përmbajë një burim efektiv i mikro-mësimit. U diskutua gjithashtu dallimi mes mikro-mësimit dhe e-mësimit tradicional, si dhe u trajtuan kategoritë dhe teknikat për vlerësimin e mikro-mësimit, përfshirë modelin e njohur të Kirkpatrick.

Foto nga takimi online
Foto nga takimi online

Pjesë e rëndësishme e trajnimit ishin edhe udhëzimet praktike dhe mjetet dixhitale që mundësojnë krijimin e kuizeve interaktive, sondazheve, materialeve vizuale dhe formularëve për mbledhjen e informacionit. U prezantuan gjithashtu platforma të dedikuara për publikimin dhe shpërndarjen e mikro-leksioneve në formate të thjeshta dhe efikase për përdoruesit.

Foto nga takimi online
Foto nga takimi online

Gjatë këtij aktiviteti u njoftua edhe nisja e procesit të zhvillimit të 20 burimeve të reja të mikro-mësimit, të cilat pritet të integrohen në kurrikulat e trajnimeve të certifikuara nga institucioni ndërkombëtar ICERT në Greqi. Këto burime do të shërbejnë për përgatitjen e profesionistëve në fushën e Internetit të Gjërave (IoT), një prej sektorëve në rritje të ekonomisë digjitale.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit profesional dhe rritjes së aftësive digjitale në Shqipëri, si dhe në nxitjen e formave moderne dhe fleksibël të të nxënit që përputhen me kërkesat e tregut europian të punës.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.