Kontratat, Ligji dhe Proçedurat

Kontratat, Ligji dhe Proçedurat

Kontratat, Ligji dhe Proçedurat

Lektore: Ph.D Elida Motro Iljazi

Data: 12 Mars

Orari : 09:00-17:00

Pajisja e drejtuesve dhe punonjësve te BNj me paketen e nevojshme te zbatimit te gjithe komponeteve te lidhur me Kontratat e punes, ligji dhe procedurat ne kompanie / plan veprimi 1-3 mujor

NIVELI I KERKUAR I PERKUSHTIMIT

Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bacheloir;

Punonjes aktuale te BNJ ose ne funksione te ngjashme ne një nivel fillestar ose mesatar  të cilët duan te bejne ne kompanite nga vijne  trajnimeve te BNj si ToT.

ZHVILIMI I KURSIT

Pjesëmarrja është e limituar. Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te dretperdrejte; punës në grup , sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë perpilimit të planit personal zhvillues per 2019 te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të modulit ne biznes/organizate. “Detyra e shtepise A.C.T” nga ky trajnim  perben nje Plan Veprimi Zhvillues per cdo pjesemarres te targetuar te mundesojne sjelljen e ndryshimit konkret e te matshem ne manaxhimin e Burimeve Njerezore ne biznesin/ organizaten nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit te kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore te Burimeve Njerezore. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.

PROGRAMI

a. Principet e strategjive tё pagesave

b. Komponentet e njё strukture pagash

c. Sistemi i pagesёs dhe Struktura e gradёs / nivelit

d. Administrimi i pagesave

e. Kodi i punёs sa i pёrket pagesave

f. Promovimet / Uljet nё detyrё

g. Lejet vjetore, pa tё drejte page,

h. Shpёrblimet Vjetore

i. Shpёrblimi pёr objektiv tё arritur

j. Stimujt dhe Benefitet

k. Benefitet e njohura ligjёrisht dhe rastet e zgjidhjes se marreveshjes pa

dakortesi

Hapi 1- Percaktimi i dokumentave strategjike te BNj ne kompani e organizate

Hapi 2- Praktika e zbatueshmerise se ligjshmerise ne Shqiperi sa I takon kontratave, raste

Hapi 3- (skice) Plani operacional i adresimit/perputhshmerise se 1,2

LEKTORE

Elida Motro-Iljazi Ph.D, është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës. Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti i Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore. Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës  dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[2] me pjesemarres nga 5 vende te Europes.

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45 800 934

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.