Praktikat përfshirëse në VET në kuadër të RAPPORT, zhvillohet takimi i radhës, DHTIT partnere në projekt

Praktikat përfshirëse në VET në kuadër të RAPPORT, zhvillohet takimi i radhës, DHTIT partnere në projekt

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë mori pjesë në takimin e radhës dedikuar praktikave më të mira të përfshirjes në Arsimin dhe Formimin Profesional (VET). Takimi u zhvillua në kuadër të projektit RAPPORT, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë është partnere.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me përfshirjen sociale, integrimin e grupeve vulnerabël në programet e formimit profesional, si dhe krijimin e modeleve bashkëkohore që ndihmojnë institucionet dhe bizneset të përfshijnë më shumë të rinjtë dhe të rriturit në tregun e punës.

U analizuan gjithashtu pengesat kryesore që hasin segmente të ndryshme të nxënësve, si migrantët dhe refugjatët, të rriturit me kualifikim të ulët, personat me aftësi të kufizuara, të rinjtë NEET (të rinj që nuk janë në arsim, punësim ose trajnim) dhe nxënësit nga zonat rurale, si dhe ndërhyrjet përkatëse që mund të aplikohen për të rritur aksesin dhe pjesëmarrjen.

Foto nga takimi

Takimi shërbeu si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe për forcimin e rrjetit të partnerëve që kontribuojnë në zhvillimin e sistemit VET në nivel kombëtar dhe rajonal.

Me anë të projektit, RAPPORT synohet ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive, digjitalizimi dhe qëndrueshmëria që lidhen me arsimin, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Objektivi është të kontribuojë në zhvillimin e gatishmërisë së arsimit digjital në fushën e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e lidhjeve me sektorin industrial.

Foto nga takimi

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.