Paketa e Kompensimit (Menaxhimi i Burimeve Njerëzore)
Data: 19 Dhjetor 2019
Orari: 09:00-17:00
Objektivat
Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundesine:
Të dijë bazen menaxheriale te një organizimi të departamentit të burimeve njerëzore për kompani me status të ndryshëm duke filluar nga një biznes i vogël dhe duke përfunduar tek koorporata.
Të dijë të marrë pjese ne planifikimin e burimeve njerëzore për periudhe afatgjate (vjetore) dhe zbatuese/operacionale
Të njohë si të zbatojë në praktikë procedurat e rekrutimit dhe të seleksionimit. Të dijë të ndertoje kanalet brenda biznesit/organizates qe cojne ne realizimin e tyre me kosto te kontrolluar
Të dijë te konceptojë/ ndjeke/ kontrolloje e disiplinoje në praktikë organizimin e punës sipas sistemeve/ procedurave ne fuqi
Të njohë në praktikë metoda dhe instrumente të ndryshme të motivimit te punonjesve duke mesuar te të analizojë shkallën e motivimit të burimeve njerëzore, shkaqet e mos motivimit dhe të japë rekomandime për të përmirësuar situatën.
Të dijë te ndertoje planin e venjes ne praktike direkte ndryshuese te mesimeve te marra nga moduli ne nje muaj pas tij (te monitoruar online nga lektorja) ne bizneset nga vijne për te sjelle ndryshimin ne maksimizimin e asetit njeri
Niveli i kërkuar i perkushtimit:
Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bacheloir;
Punonjes aktuale te BNJ ose ne funksione te ngjashme ne një nivel fillestar ose mesatar të cilët duan te bejne ne kompanite nga vijne trajnimeve te BNj si ToT.
Zhvillimi i kursit:
Pjesëmarrja është e limituar. Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te dretperdrejte; punës në grup , sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë perpilimit të planit personal zhvillues per 2019 te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të modulit ne biznes/organizate. “Detyra e shtepise A.C.T” nga ky trajnim perben nje Plan Veprimi Zhvillues per cdo pjesemarres te targetuar te mundesojne sjelljen e ndryshimit konkret e te matshem ne manaxhimin e Burimeve Njerezore ne biznesin/ organizaten nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit te kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore te Burimeve Njerezore. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.
Programi
- Principet e strategjive tё pagesave
- Komponentet e njё strukture pagash
- Sistemi i pagesёs dhe Struktura e gradёs / nivelit
- Administrimi i pagesave
- Kodi i punёs sa i pёrket pagesave
- Promovimet / Uljet nё detyrё
- Lejet vjetore, pa tё drejte page,
- Shpёrblimet Vjetore
- Shpёrblimi pёr objektiv tё arritur
- Stimujt dhe Benefitet
- Benefitet e njohura ligjёrisht
Lektori
Elida Motro-Iljazi Ph.D, është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës. Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti i Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore. Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[2] me pjesemarres nga 5 vende te Europes.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Afati i fundit për të aplikuar është data 16 dhjetor 2019.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> Formular Aplikimi
Kontakt: Adela Myftari
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: adela_myftari@cci.al