NJOFTIM PËR VEND VAKANT
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT ) kërkon Zyrtar/e për Komunikimin dhe Marrëdhënie me Publikun.
Kandidatët duhet të jenë:
- Të informuar për çështjet aktuale të sipërmarrjes në Shqipëri dhe më gjerë;
- Të aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore dhe në ekip me stafin e DHTI-Tiranë;
- Të vetëmotivuar dhe të apasionuar për gazetari të pavarur dhe të cilësisë së lartë;
- Shumë profesional dhe të kenë një komunikim gjatë gjithë kohës kur përfaqësojnë DHTI-Tiranë;
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
- Diplomë Bachelor apo Master në një nga degët e Gazetarisë, Komunikimit Masiv, Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Juridikut
(apo fusha të tjera të ngjashme dhe relevante); - Përvojë mbi 3 vjet në gazetari ose forma të tjera të shkrimeve të publikuara;
- Përdorim eficent të të gjitha rrjeteve sociale që disponon DHTI-Tiranë;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze në nivel komunikimi verbal dhe elektronik (zotërimi i gjuhëve të tjera përbën përparësi).
Kandidatët që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura, janë të lutur të dërgojnë në adresën e e-mailit: sekretaria@cci.al, me subjekt “Aplikim për Gazetare”, këto dokumente:
- CV
- Dy shembuj të shkrimit/punës suaj
- Një letër të shkurtër motivimi, duke shpjeguar pse ju mendoni që jeni të përshtatshëm për këtë rol
- Dy rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënësi apo mbikëqyrësi juaj së bashku me kontaktet e tyre).
Data e fundit për aplikim është 26 Shtator 2024
Për sqarime të mëtejshme, kontaktoni:
– Tel: +355 45800932;
– Email: sekretaria@cci.al
– Adresa: Rruga e Kavajës, Nd2/2, 1001 Tiranë